Site icon PrishtinaPress

Sherifi: Fusnota e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes më gjatë se të gjitha kushtet e kryeministrit

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi në rrjetin e tij në Facebook ka komentuar pesë hapat e kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të cilët i ka prezantuar dje.

“Ende pa u tharë mirë ngjyra e 6 kushteve të vendosura në shkurt të këtij viti, kryeministri Albin Kurti sot doli me 5 kushte të tjera”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se fusnota e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes shumë më gjatë se të gjitha kushtet e Kurtit të vendosura në raport me dialogun me Serbinë.

“Fusnota * e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes shumë më gjatë se të gjitha kushtet e kryeministrit Albin Kurti të vendosura deri më sot”, ka shkruar Sherifi.

Exit mobile version