Site icon PrishtinaPress

Sherifi e Shala vizitojnë ish krerët e UÇK-së: Fitimtarët e betejave për Liri dhe Shtetndërtim do ta fitojnë edhe betejën për Drejtësi

Dy zyrtarët e lartë të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi dhe Endrit Shala kanë vizituar ish krerët e UÇK-së në Hage. 

Lajmin e ka bërë të ditur, ish deputeti Endrit Shala. 

“Bashkë me sekretarin e NISMA z. Bilall Sherifi dhe vëllaun Granit M Shala, për vizitë te udhëheqësit e luftës çlirimtare, krijuesit dhe ndërtuesit e shtetit të Kosovës! Fitimtarët e betejave për Liri dhe Shtetndërtim do ta fitojnë edhe betejën për Drejtësi”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version