4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shërbyesit civil në grevë, paralajmërojnë kolaps në administratën shtetërore

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka paralajmëruar grevë një orëshe.

Nga e marta hyjnë në grevë edhe shërbyesit civil, me dy kërkesa, atë të nivelizimit të pagave me të gjithë sektorët e tjerë si dhe njohjen e përvojës së punës për të gjithë ata që punuan nën bazat e kushtetutës së Kaçanikut.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tha se ndihen të diskriminuar pasi që nuk po trajtohen barabartë sa i përket nivelit të pagave.

Sipas tij, ata nuk kërkojnë ngritje të veçantë të koeficientit, por vetën trajtim të barabartë me sektorët e tjera publike.

Murseli u ka bërë thirrje institucioneve që të reflektojnë mbi kërkesat e shërbimit civil, kurse në rast se nuk ka reflektim institucional, nuk përjashtohet as mundësia për grevë të përgjithshme.

“Kemi formuluar dy kërkesa që janë shumë të drejta dhe që nuk janë në kundërshtim as me vijën buxhetore por as me interesin e përgjithshëm të vendit. Ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme që të arrijmë një marrëveshje me Qeverinë, që të na ofrohet oferta e saktë se cili do jetë pozicioni ynë si shërbyes civilë”.

“Deri më tani shërbyesit civilë kanë qenë të anashkaluar shumë pak të trajtuar se sektorët e tjerë publik në lidhje me ngritjen e pagave. Sa herë që ka pasë ngritje në arsim 50% e shëndetësi 40%, tek shërbyesit civil është 30%”.

“Jemi të diskriminuar në vazhdimësi, tani që kërkohet të vendoset koeficienti dhe paga bazë tek shërbimi civil është shumë e ulët në raport me të gjithë sektorët e tjerë. Ne kemi vendosur që dy kërkesat, e para të ketë nivelim të pagave për të gjithë shërbyesit publik të Kosovës, nuk kemi vendosur të ketë ngritje pagash 30%, as 40%, po as 50%, sa do që ka ngritje për sektorët e tjerë të ketë edhe për shërbimin civil njëjtë”.

“Si dhe njohja e përvojës së punës për të gjithë ata që punuan nën bazat e kushtetutës së Kaçanikut. Ata punëtorë nuk trajtohen fare, u njihet përvoja e punës atyre që pranuan të punojnë në masat e jashtëzakonshme të regjimit serb, atyre që u punësuan pas largimit të punëtorëve shqiptarë”.

Zymberi tha se kjo grevë do i kushtojë shumë shtetit tonë pasi që mund të shkohet edhe në një paralizë shtetërore.

“Derisa me grevën e sindikatës së arsimit pësojnë fëmijët, me atë të shëndetësisë pësojnë pacientët, greva në shërbimin civil paralizon shtetin, sepse pësojnë të gjithë qytetarët. Ne e përgëzojmë Qeverinë nëse do ta kalojë ligjin për paga por le ta trajtojnë në mënyrë të barabartë”.

“Pakënaqësia është shumë e rritur tek shërbyesit civil sa që, shoqata sindikale e komunës së Prishtinës, nuk e ka pritë vendimin e nesërm të grevës, kanë hy në grevë. A po mendon Qeveria që mundet me lujt me ne, edhe pse ka politizim të madh në shërbimin civil. Por kjo mendësi duhet të hiqet pasi që ne jemi punëtorë të këtij shteti, ne do japim kontributin tonë që qeverisja të jetë sa më e dobishme por të marrim hakun që na takon”.

Ai madje tha që atyre iu është dhënë një informatë për çështjen e ngritjes së koeficientit por ka qenë informatë jo zyrtare, dhe si pasojë e kësaj nuk duan ta bëjnë publike, pasi që sipas Zymberit kjo situatë mund të ndryshojë.

“Ngritja e koeficientit është proklamuar që do jetë, neve na është thënë jo zyrtarisht një përqindje, por nuk duam të shpërndajmë dezinformata pasi që ka mundësi të ndryshohen versionet. Ne nuk e duam grevën nuk është mirë të futemi në grevë”.

“Ne jemi të fundit që e bëmë këtë kërkesë, ne jemi lodhur duke bërë zgjidhje në Qeveri, dhe është e papranueshme të na hedhet një akuzë se po duam ta rrëzojmë Qeverinë, ne nuk e kemi nisur me këtë çështje dhe as nuk do ta vazhdojmë lojën e të tjerëve nëse ka të tillë”.

“Ne po kërkojmë hakun tonë, që duhet të na jepet në kuadër të një kulaçi të përbashkët ose kuletës së këtij shteti. Shpresoj që nuk na dalin informatat nga burimet e ndryshme se ne si sektorë jemi shumë ulët sa i përket nivelit të pagave. Nuk është asnjë lëvizje, aty ku kemi qenë prapë jemi aty”.

Zymberi tha se ata tashmë kanë marrë vendim që të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre, raporton EO.

“Masën ndëshkuese e zgjedhë qeveria nuk e zgjedhim ne sepse kërkesa jonë është shumë e drejtë dhe nuk kemi se si të tërhiqemi nga kjo kërkesë. Këtu nuk ka pazare, por vetëm respektim i të drejtave tona”.

“Të mos u paguhet përvoja e punës atyre që kanë dhënë kontribut për ditën e sotme nuk ka kuptim, kundër krijimit shtetit të Kosovës, vetëm të mos bëhet ky shtet, kjo nuk është e drejtë. Ata janë  që u punësuan dhe e përkrahën sistemin serb, edhe ata që pranuan të punojnë me masa të regjimin serb”.

Greva e paralajmëruar nga Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, pritet të fillojë sot në orën 10:00 deri në ora 11:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img