Site icon PrishtinaPress

Shërbimi Korrektues njofton për arrestimin e personit zyrtar

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton publikun dhe mediat se ka marrë vendimin për suspendimin nga puna e zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit.

“Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme”, njofton Shërbimi Korrektues.

Exit mobile version