Site icon PrishtinaPress

Shërbimi gjerman i inteligjencës heton ish-shefin e vet

Ish-presidenti i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), Hans-Georg Maassen, është duke u hetuar nga ish-agjencia e tij, raportoi të mërkurën gazeta gjermane Bild.

Maassen, të cilin e larguan nga detyra, pasi u duk se nënvlerësonte dhunën e ekstremit të djathtë kundër migrantëve, është anëtar i partisë së qendrës së djathtë Bashkimi Kristjan-Demokrat (CDU) të ish-kancelares Angela Merkel.

Hans-Georg Maassen: Një karrierë e diskutueshme

Ish-shefi i spiunazhit gjerman Hans-Georg Maassen nuk është i panjohur për polemika. Gjatë gjithë karrierës së tij atë e kanë akuzuar për parregullsi dhe shumë dyshojnë se ai simpatizon ideologjinë e ekstremit të djathtë.

Hans-Georg Maassen, ish-kreu i Zyrës për Mbrojtjen Kushtetuese (BfV), shërbimi kombëtar i inteligjencës, është kritikuar shpesh për deklaratat dhe veprimet e tij, raporton Deutsche Welle.

Exit mobile version