1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Shërbimet sekrete ia marrin telefonin Donald Trumpit

Shërbimet sekrete kanë detyruar Donald Trump t’u dorëzojë telefonin, për ta zëvëndesuar me një të ri, të ‘paprekshëm’ nga hakerat. Mesa duket Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon “Android”, të një edicioni të limituar i cili do i ofrojë atij më shumë siguri.

“The New York Times” raporton se Trump do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij “Android” i cili sipas raporteve ende nuk dihet se kujt marke i përket.

Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane të cilat do i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackburry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img