Site icon PrishtinaPress

Shërbenin “shisha” në afërsi të shkollave, mbyllen dy lokale në Malishevë

Inspektorët komunalë në komunën e Malishevës, në bashkëpunim me policinë, sot kanë mbyllur dy lokale në të cilat thuhet se janë shërbyer shisha/llulla/nargjile.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për informim në komunën e Malishevës, transmeton klankosova.tv.

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës ka thënë se në bazë të vendimit të vitit të kaluar, asnjë lokal nuk ka të drejtë të shërbejë shisha/llulla/nargjile në afërsi të shkollave dhe stacioneve të autobusëve.

“Sipas vendimit Nr.-2/500, datë 24.10.2022, ndalohet shërbimi me shisha-llulla-nargjile dhe të ngjashme, në largësi ajrore së paku  500 metra afër objekteve shkollore dhe 400 metra në afërsi të stacioneve të autobusëve”, thuhet në njoftim.

Drejtoria në fjalë ka bërë të ditur se edhe në ardhmen do të bëjë mbikëqyrje për zbatimin e plotë të këtij vendimi dhe aty ku haset në moszbatim të këtij vendimit, do të ndërmarrin veprime ligjore.

Exit mobile version