Amir Rrahmani ishte fantastik në kuadër të javës së 26-të në Serie A, duke ndihmuar Napolin të triumfojë 2-0 kundër Atalantas.
Napolitanët janë në rrugë të mbarë për t’u shpallur kampion në elitën e futbollit italian, për herë të parë që nga viti 1987.
Ishte minuta e 77-të e takimit, kur Napoli po fitonte 1-0, ndërsa Elif Elmas e gjeti për mrekulli kapitenin e Kosovës që realizoi me kokë për 2-0.
Këto dy gola ishin të mjaftueshme për vendasit që të fitonin tri pikë të reja dhe të shkojnë në 18 pikë dallim (68) nga vendi i dytë, që është Interi me 50 sosh.
Ky gol, por edhe paraqitja në përgjithësi e ndihmoi Rrahmanin që të futet në formacionin e javës së Serie A sipas SofaScore.
Mbrojtësi shqiptar është notua me notën 7.9, derisa është së bashku me disa nga lojutarët më në formë në ligën italiane.