0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Shënoi dhe asistoi për Antwerpin – Arbnor Muja pjesë e formacionit më të mirë të javës në Belgjikë

Ardhja e teknikut Sylvino në stolin e Kombëtares shqiptare solli një sërë futbollistësh të rinj mes “legjionarëve”, ku ndër ta është dhe anësori i sulmit me origjinë nga Kosova, Arbnor Muja, me këtë të fundit që zbriti 2 herë në fushë ndaj Çekisë e Polonisë, por pa arritur të lërë gjurmë.

Mirëpo, pavarësisht se te Kombëtarja nuk arriti të bëhej protagonist, Muja ka bërë të kundërtën te skuadra ku aktivizohet, kampionët belg të Antwerp, ku u shpall dhe njeriu i ndeshjes, në përballjen e së premtes ndaj Westerlo.

“Fantazisti” nga Mitrovia u aktivizua në minutën e 64’-t të sfidës dhe vetëm 4 minuta më vonë dhuroi asistimin për golin që e çoi sfidën në 0 me 2, por nuk mbaron me kaq, pasi në minutën e 84’-t, Muja do të bëhej sërish protagonist, kësaj radhe duke tundur rrjetën e kundërshtarë, për ta çuar rezultatin në 0 me 3.

Kjo performancë “magjike” ka mjaftuar që Kampionati belg i futbollit, Jupiler League ka vendosë 24-vjeçarin në formacionin e javës, teksa bashkë me të është dhe shoku i tij i skuadrës, Jelle Bataille.

Formacioni i javës:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img