Site icon PrishtinaPress

Shënohet rritje e numrit të të punësuarve në Kosovë, kjo është shifra

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin me shifrat e punësimeve formale në Kosovë, në të cilin thuhet se në vitin 2022 janë formalizuar për afërsisht tetë mijë vende pune më shumë se sa në vitin 2021.

Sipas këtij raporti, në vitin që lamë pas 435 mijë e 320 persona ishin të punësuar me letra.

Prej të cilëve 120 mijë e 301 persona i takojnë moshës 24-34 vjeç, dhe dallimi mes grave dhe burrave të punësuar është për 103 mijë e 98 vende pune.

Në vitin 2021, numri i përgjithshëm i të punësuarve ka qenë 427 mijë e 266 punonjës

Exit mobile version