1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shënohet Java e Gjidhënies në Kosovë

Nga data 1 deri më 7 tetor  UNICEF-i dhe Ministria e Shëndetësisë do ta shënojnë Javën e Gjidhënies në Kosovë. Tema e javës së gjidhëniës 2016 është “Gjidhënia: Çelësi drejt një Zhvillimi të Qëndrueshëm”.
Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) ka zbuluar se vetëm 40 për qind e fëmijëve nën moshën 6 muajshe ushqehen vetëm me qumësht gjiri perderisa, vetëm 16 për qind e fëmijëve nën moshën 6 muajshe nga komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane në Kosovë ushqehen vetëm me qumësht gjiri
Gjidhënia nuk është vetëm gur themeli i zhvillimit të shëndetshëm të fëmijës, ajo është gjithashtu edhe themeli i zhvillimit të shoqërisë.
Gjate kesaj jave aktivitet te ndryshme do te organizohen me perfaqesuses te Ministrise se Shendetesise, punetore shendetsore e prinde ku do te potencohet rendesia e te ushqyerit vetem me qumesht gjiri ne 6 muajt e pare te jetes se foshnjes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i rekomandojnë që nënat të fillojnë me gjidhënie menjëherë brenda orës së parë të lindjës së foshnjes dhe ta ushqejnë foshnjën vetëm me qumësht gjiri gjatë 6 muajve të parë.
Organizatat gjithashtu rekomandojnë që gratë t’i ushqejnë fëmijët e tyre për së paku dy vjet me qumësht gjiri dhe të përziejnë qumështin e gjirit me ushqime të tjera të sigurta dhe të shëndetshme duke filluar prej kur foshnja i ka 6 muaj.
“Ekzistojnë fakte të bazuara mirë se të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri shpëton jetë dhe mbron shëndetin e nënave dhe fëmijëve. Qumështi i gjirit ka ndikime afatgjate në shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës”, tha James Mugaju, Zëvendës Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.
Edhe pse Kosova e ka Ligjin për Gjidhënie i cili e mbështet dhe e promovon gjidhënien, shumë fëmijë nën moshën 6 muajshe ende nuk ushqehen vetëm me qumësht gjiri. Për shembull, Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (MICS) ka zbuluar se vetëm 40 për qind e fëmijëve nën moshën 6 muajshe ushqehen vetëm me qumësht gjiri. Përderisa, vetëm 16 për qind e fëmijëve nën moshën 6 muajshe nga komunitetet rome, ashkali dhe egjiptiane në Kosovë ushqehen vetëm me qumësht gjiri.
Cilat janë dobitë e gjidhënies? Gjidhënia është hapi i parë vendimtar për të ardhmen e shëndetshme të një fëmije, pasi që sjell dobi të shumta për zhvillimin e fëmijës.
·    Qumështi i gjirit është vaksina e parë e foshnjës dhe burimi më i mirë i të ushqyerit, që i siguron çdo fëmije fillimin më të shëndetshëm të jetës.
·    Qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës gjatë kësaj faze vendimtare. Ai i ofron të gjitha vitaminat, mineralet, enzimat dhe antitrupat që fëmijës i nevojiten për rritje dhe zhvillim.
·    Qumështi i gjirit është i sigurtë: ka gjithmonë temperaturen e duhur, nuk ka nevojë të përgatitet dhe është në dispozicion edhe në kushte të dobëta sanitare dhe ujë të pasigurtë për pije. Kështu që gjidhënia u garanton foshnjave qasje në ushqim të sigurtë, sasi të mjaftueshme të ushqimit të përballueshëm dhe me vlera të larta ushqyese.
·    Fëmijët të cilët ushqehen me qumësht gjiri për periudha më të gjata kanë shkallë më të ulët të sëmundjeve infektive dhe vdekjeve se sa fëmijët të cilët ushqehen për periudha më të shkurta ose që nuk ushqehen fare me qumësht gjiri.
·    Gjidhënia është një investim mrekulli bërës – është zgjidhje e qasshme për të gjithë, me teknologji të ulët, ndikim të lartë dhe kosto të ulët për shpëtimin e jetëve të foshnjave.
·    Për fëmijët, periudhat më të gjata të gjidhënies lidhen me zvogëlimin e mbipeshës dhe obesitetit.
·    Gjidhënia gjithashtu mund të shpie në rritjen e IQ-së për tri deri në katër pikë. Për nënat, gjidhënia i mbron ato nga kanceri i gjirit dhe i vezorëve dhe e përmirëson periudhën (hapësirën) ndërmjet shtatëzanive.
·    Për gratë ushqyese, gjidhënia i mbron ato nga kanceri i gjirit dhe i vezorëve dhe e përmirëson periudhën (hapësirën) ndërmjet shtatëzanive. Sidoqoftë, gjidhënia nuk është detyrë vetëm e një gruaje. Kjo nënkupton që është me rëndësi për të gjithë ne, burrat dhe gratë, ofruesit e shërbimeve dhe anëtarët e komunitetit që ta mbështesim dhe ta promovojmë gjidhënien.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF-i rekomandojnë që nënat të fillojnë me gjidhënie menjëherë brenda orës së parë të lindjës së foshnjes dhe ta ushqejnë foshnjën vetëm me qumësht gjiri gjatë 6 muajve të parë.
Organizatat gjithashtu rekomandojnë që gratë t’i ushqejnë fëmijët e tyre për së paku dy vjet me qumësht gjiri dhe të përziejnë qumështin e gjirit me ushqime të tjera të sigurta dhe të shëndetshme duke filluar prej kur foshnja i ka 6 muaj.
Këtë vit, Java e Gjidhënies shënohet me një vizitë nga Ministria e Shëndetësisë dhe UNICEF-i në një maternitet në Prishtinë, përfshirë dhe ngjarje të tjera, takime me prindër, veçanërisht me nëna në disa komuna.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img