Site icon PrishtinaPress

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, Qendra për Art dhe komunitet – Artpolis organizon Panelin “Prona dhe vajzat” që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi të drejtat pronësore të grave.
Ky Panel synon të ngrisë diskutime mbi të drejtat e grave për pjesëmarrje në trashëgimi familjare të garantuara me ligj si dhe ndikimet nga tradita dhe norma të ndryshme shoqërore mbi zgjedhjen e pjesëmarrjes ose jo në trashëgimi familjare.
Paneli do të shoqërohet edhe me një pjesë nga shfaqja “Çështje Zakoni” që inkurajon zbatimin e të drejtës trashëgimore nga ana e grave.
Panelistet e ftuara janë: Vjosa Shkodra – USAID/PRP, Jeta Berisha – gazetare, Leonora Selmani – ABGJ dhe Rina Shabani – aktiviste, ndërsa ky panel do të moderohet nga Zana Hoxha Krasniqi.
Ky Panel organizohet në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit” dhe përkrahet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.

Exit mobile version