Site icon PrishtinaPress

Shënohet Dita Evropiane kundër trafikimit me njerëz

Sot në Kosovë shënohet Dita Evropiane kundër Trafikimit me Njerëz, ku do të jenë të përfshirë akterët e angazhuar në luftën kundër trafikimit me njerëz, posaçërisht me fëmijët, të rinjtë dhe gratë të cilët janë viktima, apo viktima potenciale të shfrytëzimit seksual.

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë do të mbajë konferencë për shënimin e kësaj dite.

Aktivitetet në kuadër të fushatës kundër trafikimit do të zgjasin një muaj dhe synojnë ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për fenomenin e trafikimit.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë Hashim Thaçi, presidenti i Republikës së Kosovës,  Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës se Kosovës, Ekrem Mustafa, ministër i Punëve të Brendshme, Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë,  Colleen Hyland, zëvendës ambasadore e SHBA-ve në Kosovë,  si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Exit mobile version