14.5 C
Pristina
Sunday, April 20, 2025

Buy now

spot_img

Shënohet Dita e Veteranëve të Betejës së Koshares

Nën patronazhin e presidentes së Republikës Vjosa Osmani është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës Sali Çekaj.

Duke qenë se presidentja organizoi këtë akademi, në emër saj foli këshilltari i saj ushtarak Sefer Isufi.

Isufi tha se Sali Cekaj dhe bashkëluftëtarët e tij i prijnë një epoke që kishte për mision jo vetëm çlirimin e atdheut, por edhe çlirim e ndërgjegjes sonë kombëtare.

“Kosharja e ajo betejë që theu kufirin me armë theu njëherë e përgjithmonë edhe kufijtë e frikës njëherë e përgjithmonë”, tha Isufi.

Milazim Manaj ka folur për jetën, veprën dhe aktivitetet kombëtare të heroit Sali Cekaj.

Mbesa e Heroit Sali Cekaj, Leona Berisha tha se çdo gjë tejkalohet kur merren për bazë sakrificat e ushtarëve të lirisë.

“Shteti ynë Kosova dhe siç pritej përballet me sfidat e përditshme e sfida të përditshme, të cilat mund të përballohen çdo herë duke marrë inspirim nga veprat e ushtarëve së lirisë”, tha Leona Berisha, raporton RTK

Kjo është njëra nga aktivitet e shumta që mbahet për çdo vit në kuadër të “Ditëve të Shqipes”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img