Sot në Podujevë u shënua “Dita e Mjedrës”, e cila u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu në bashkëpunim me programin AGRO të USAID-it dhe shoqatën “Mjedra e Llapit”.
Ky aktivitet u mbajt në “Sheshin e Qytetit” prej orën 11:00.
Gjatë këtij aktiviteti u organizua edhe panairi i mjedrës dhe produkteve të saj, të cilat qëllim bazë kanë promovimin e punës së kultivuesve llapjanë dhe përmes suksesit të tyre promovimi i partneritetit të Komunës së Podujevës dhe USAID-it në fushën e bujqësisë.