- Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë Në Qendrën Klinike Universitare organizojnë aktivitetin e parë për këtë vit për shënimin e Ditës Botërore të Kancerit.Shoqata do të jetë së bashku me mjekë në sheshin “Zahir Pajaziti” me ç’rast do të takohen me përfaqësues të medieve dhe qytetarë ku përmes një shtandi me broshura dhe posterë informues do të shpjegohet për sëmundjet malinje./Prishtinapress.eu/