0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shënohet 25-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, këto janë aktivitetet

Këtë të premte, më 24 mars mbushen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, e njohur si Epopeja e Dukagjinit.

Më 24 mars 1998, në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, që si synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në një rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj dhe Gazmend e Agron Mehmetaj.

Në nderim të kësaj ngjarje sikurse çdo vit janë organizuar disa aktivitete të cilat përkujtojnë këtë betejë.

Për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me organizatat e dala nga lufta organizon këto aktivitete: Më datë 24 mars, ora 11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan. Në ora 12:00, manifestimi qendror në Gllogjan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img