Shënohen 42 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

39
Advertisement

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 42 raste të reja me Coronavirus.

Advertisement

Kjo është dita me më shumë raste të reja në Shqipëri që nga nisja e pandemisë.

21 raste janë regjistruar në Tiranë, 9 raste në Shkodër, 4 në Durrës, 3 raste në Krujë, 2 në Lushnjë dhe një rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore.

Rastet e Krujës u tha se janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Po ashtu, bëhet e ditur se është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.

Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga COVID-19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Në Shqipëri janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.

PostAdssFotoja e reklamës