Site icon PrishtinaPress

Shenjat e tërheqjes së Beogradit, policët kosovarë dyshohen vetëm për armëmbajtje pa leje

Sipas informatave jo-zyrtare, shkak për ndryshimin e mbajtjes së seancës kundër tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nga Gjykata në Beograd në atë të Kraljevës, ka qenë zbutja e veprave penale për të cilat ata dyshohen.

Sipas burimeve, tani ata janë të dyshuar vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, e jo edhe ndonjë vepre tjetër penale. Beqir Sefa, Rifat Zeka dhe Shemë Mustafa, tre zyrtarët policorë u rrëmbyen nga njësite të ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës, derisa fillimisht ishin dërguar në Beograd, por nga atje kanë munguar informacionet zyrtare për shkaqet që po mbaheshin, përveç pretendimeve që ata ishin futur në territorin e Serbisë.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, gjatë së mërkurës, kishte deklaruar se sipas tij ata ishin arrestuar shkaku i kalimit të vijës administrative të armatosur rëndë.

Exit mobile version