Kanceri në mushkëri nuk ka simptoma të dukshme në fazat e hershme.
Në fakt, 40% e pacientëve mek kancer në mushkëri diagnostikohen kur sëmundja të ketë arritur në fazën e 3-të.
Kanceri i fazës së hershme nuk mund të zbulohet me rrezatime në gjoks, por skanimet e CT-së mund të jenë më të suksesshme në zbulimin e sëmundjes me kohë.
Personat e moshave 55 deri 80 vjeç dhe të gjithë ata që kanë pirë duhan në 15 vitet e fundit duhet të bëjnë teste në mënyrë që ta parandalojnë kancerin e mushkërive ose ta diagnostikojnë atë me kohë.
Prandaj, është gjithashtu e rëndësishme që t’i dini këto shenja të hershme të kancerit për ta parandaluar atë para se të jetë shumë vonë.
Zhurmë gjatë frymëmarrjes
Në rast se keni një lloj fishkëllime apo zhurme të ndryshme kur merrni frymë, atëherë duhet ta vizitoni doktorin.
Probleme me frymëmarrje
Kjo është një shenjë tjetër e kancerit në mushkëri dhe mund të jetë për shkak të bllokimit apo ngushtimit të rrugëve të frymëmarrjes ose lëngjeve të akumuluara në gjoks si pasojë e tumorit.
Dhimbje në gjoks, shpinë ose shpatulla
Nëse ndjeni dhimbje në zonën e gjoksit, atëherë duhet ta vizitoni doktorin pavarësisht se a ndiheni të shëndetshëm apo të fortë.
Koll i vazhdueshëm
Në rast se nuk iu ndalet kolli, atëherë kjo është indikator i kancerit në mushkëri.
Humbje e peshës
Qelizat kanceroze e përdorin energjinë nga trupi, e gjithashtu trupi e përdor energjinë e fituar nga ushqimi dhe kjo shpie në humbje të shpejtë të peshës.