Gjendja me Covid-19 në Kosovës ka hyrë në fazën alarmante, vetëm gjatë ditës së sotme janë regjistruar 36 vdekje. Kjo situatë e rënduar i ka dalur jashtë kontrolle edhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Mungesa e testeve PCR, mungesa e termineve të lira për vaksinim, dhe mungesa e hapësirae nëpër spitalet ka bërë që shumë qytetarë t’i zë paniku, shkruan Gazeta Insajderi.
Edhe, përkundër problemeve të shumta ende Ministra e Shëndetësisë nuk ka dalur që të sqarohet rreth kësaj situate të krijuar, ndonëse kjo gjendje tashmë është evidente qe një kohë.
Përkundër që varianti Delta i COVID-19 po përhapet me shpejtësi në vend, e po ua rëndon gjendjen shëndetësore personave të pavaksinuar, shumë qytetar nuk po gjejnë termine të lira që të vaksinohen sa më parë.

Rritja e rasteve me shpejtesi ka bërë që edhe numri i pacientëvë nëpër spitale të rritet. Kapacitet i hapësirave nëpër spital nuk është i mjaftueshem, deri me tani janë të shtrirë mbi 1 mijë persona nga Covid-19.
Një qytetar gjatë vizitës në Klinikën e Pulmologjisë, i është thënë se nuk ka vende të lira për tu shtrirë në rast se rezulton pozitiv me Coivd-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 11 mijë e 17 doza të vaksinave, ndonëse qendrat e vaksinimit kanë kapacitete për të administruar më shumë doza.