9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shëndetësia e dështuar, pacientët marrin insulinat me sasi të kufizuar

Ka premtuar këndellje të shëndetësisë në Kosovë, por ministria që ai udhëheqë nuk po mundet të sigurojë as insulinat për qytetarët e nevojshëm për të.
Ministria e Uran Ismajlit, ndonëse pas disa javëve me vonesë, sërish ka dështuar të shpërndajë në QKMF sasinë e duhur të insulinave analoge.

“Indeksonline” ka qëndruar në QKMF-në në qendër të Prishtinës, ku njerëzit pritnin në radhë të gjatë për të marrë insulinat. Ata që arritën të premten e të hënën, mundën t`i merrnin ato në sasinë që u duhet.

Por, kjo nuk u mundësua për personat që shkuan të martën në QKMF për t`u pajisur me insulinat e atij lloji.

Në mungesë të sasisë, insulinat janë shpërndarë përgjysmë në numër për qytetarët që shërbehen me to.

Xh.D., grua mbi moshën 50 vjeçare ka thënë për “Indeksonline” se në vend se të pajiset me 9-të insulina, aq sa i shkruan në kartelën për të sëmurët me sheqer, i ka marrë vetëm 5 prej tyre.

“Insulinat që përdori janë Novomix. Çdo muaj i marr 9-të, por sot i mora veç 5. Thanë se nuk kanë sasi të mjaftueshme”, ka thënë ajo.

Sipas Xh.D., vonesa e shpërndarjes së insulinave në kohë, e detyron që të kërkojë për to në barnatore. Por, edhe aty, një insulinë e tillë kushton nga 7 euro e më lartë.

“Indeksonline” ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, por redaksia nuk ka arritur të marrë një të tillë.

Ditë më parë, MSh kishte bërë me dije se insulina humane ka në sasi të mjaftueshme, por jo të asaj analoge. Ata kishin deklaruar se do të shpërndaheshin edhe 40 mijë njësi të këtyre të fundit, megjithatë pacientët me diabet i morën ato me sasi të kufizuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img