Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast interesant në qytetin e Lipjanit.
Një qytetar i ndershëm ka dorëzuar kuletën e gjetur në polici.
Sipas fotografisë, në kuletë ka pasur 1 mijë e 250 euro.
“Sot rreth orës 10:30 në stacionin policor të Lipjanit, një qytetar ka dorzuar një portofol (i gjetur në rrugë), ku kishte dokumente personale dhe një shumë të parave, të cilat i janë kthyer pronarit.
Duke çmuar këtë gjest human, falenderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës” – ka shkruar policia.