Site icon PrishtinaPress

Shembja e pallatit Francë, gjenden 2 trupa të pajetë nën rrënoja

Zhvillime të reja vijnë nga tragjedia në Francë, ku një ndërtesë u shemb pas një shpërthimi në qytetin e Marsejës.

BBC bën me dije se ekipet shpëtuse kanë gjetur 2 trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës katërkatëshe të rrafshuar.

Autoritetet lokale njoftojnë se gjashtë persona mbeten ende të zhdukur dhe se përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë.

Shpërthimi ndodhi në lagjen La Plaine në orën 00:49 me orën lokale të së dielës.

Shkaku mbetet i paqartë, por hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e rrjedhjes së gazit.

Flakët e vazhdueshme dhe frika për shembje të mëtejshme i penguan ekipet e shpëtimit që të kërkonin për viktima rreth 15 orë pas shpërthimit.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë sipas procedurës së zakonshme,” tha zoti Darmanin duke folur pranë vendit ku ndodhi ngjarja, rreth 11 orë pasi ndërtesa pesëkatëshe u shemb pak para orës 1 të mëngjesit.

Ai tha se zjarri ka shpërthyer shumë pranë rrënojave dhe se si uji ashtu edhe shkuma që përdoren për shuarjen e zjarrit paraqesin rrezik për mbijetesën e viktimave./PrishtinaPress/

Exit mobile version