Pesë persona u plagosën dhe tetë të tjerë janë të zhdukur si pasojë e shembjes së një ndërtese nga një shpërthim i fuqishëm në Marsejë të Francës. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit që shkatërroi ndërtesën pak pas mesnatës dhe një bllok banesash ngjitur u shembën pjesërisht pak më vonë.
Benoit Payan, kryetari i bashkisë së qytetit, tha se kishte të ngjarë që njerëzit të kenë vdekur. Pothuajse 200 njerëz u evakuuan nga ndërtesat aty pranë. Më shumë se 100 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët që pasuan shpërthimin. Zjarri pengoi kërkimin për të zhdukurit, raporton BBC.
Nxehtësia dhe pluhuri i fortë i kanë penguar qentë e kërkimit të kalojnë nëpër rrënoja. Prokurori lokal Dominique Laurens konfirmoi për gazetarët se tetë persona “nuk po u përgjigjeshin thirrjeve telefonike”, duke shtuar se deri më tani ishte e pamundur të përcaktohej shkaku i shembjes./abcnews.al