-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shembja e ndërtesës në Florida, defektet u paralajmëruan qysh më 2018

Të shtunën ekipet e kërkimit dhe shpëtimit vazhduan në kërkim të shenjave të jetës, ndërsa familjet në ankth po presin lajmet. Ekipet e shpëtimit kanë punuar me ndërrime me numër të kufizuar njerëzish, në mënyrë që të shmangin ndonjë shembje të mundshme

Një inspektim i vitit 2018 kishte vënë në pah “një defekt të madh” në dizajnin origjinal të bllokut të banesave që kolapsoi afër Miamit në Florida. Raporti inxhinierik, i publikuar të shtunën, ka treguar se defekti ka parandaluar rrjedhjen e ujit nga baza e Kullave Champlain në bregdet. Pjesë të ndërtesës u shembën të enjten me banorët që ishin duke fjetur.

Shpresat po zbehen për 159 njerëzit që ende janë të zhdukur. Deri tash, katër vdekje janë konfirmuar. Raporti konsultativ për ndërtesën, i bërë tre vjet më parë, doli në dritë si pjesë e dokumenteve të bëra publike nga qyteza e Surfsidet.

Inxhinieri Frank Morabito ka thënë se mungesa e drenazhit të duhur “ishte çështje sistematike”, e cila buronte nga një e metë “në zhvillimin e dokumenteve të kontratës origjinale”. Ai pati alarmuar në atë që e quajti “defekt të dëmshëm struktural” për platformën e cementit nën pishinë.

“Hidroizolimi i dështuar po shkakton dëme të mëdha strukturore në pllakën e betonit në strukturën poshtë këtyre zonave”, kishte shkruar ai. “Dështimi për të zëvendësuar izolimin ndaj ujit në një të ardhme të afërt do të shkaktojë përkeqësimin e gjendjes së betonit apo edhe zgjerimin e jashtëzakonshëm”.

Inxhinieri u ishte referuar edhe “çarjeve të bollshme të kolonave, trarëve e mureve” në garazh.

Raporti i tij nuk sugjeronte që ndërtesa e vjetër qe 40 vjet ishte në ndonjë rrezik të pashmangshëm të kolapsimit, por ai pati sugjeruar që të bëhen riparime të betonit në “mënyrën e duhur”.

Ende s’dihet nëse ishin kryer riparimet apo nëse problemet kontribuuan në dështimin e strukturës bazë. Kullat Champlain i ishin nënshtruar një rinovimi multimilionësh sivjet.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka premtuar se autoritetet do të gjejnë se çfarë ka ndodhur, duke thënë se “të gjithë që kanë qenë të prekur nga kjo e duan atë përgjigje”.

Të shtunën ekipet e kërkimit dhe të shpëtimit vazhduan në kërkim të shenjave të jetës, ndërsa familjet në ankth po presin lajmet.

Rachel Spiegal, që ka të zhdukur nënën, e cila jetonte në katin e gjashtë të objektit, ka thënë për “Associated Press” se “po lutet për një mrekulli”.

Jeanne Ugarte ka thënë se nuk pret që partneri i saj të dalë i gjallë nga rrënojat. “Ka kaluar shumë kohë”, ka thënë ajo për agjencinë.

Ekipet emergjente po përdorin makineri, dronë e qenë të trajnuar në përpjekjet e tyre.

“Çdo herë që po dëgjojmë një zë, po fokusohemi në atë hapësirë”, ka thënë ndihmësshefi i Zjarrfikësve në Miami, Raide Jadallah.

Ekipet e shpëtimit po punojnë me ndërrime me numër të limituar njerëzisht në mënyrë që të shmangin ndonjë shembje të mundshme.

Ekipe nga Meksika e Izraeli janë duke ndihmuar po ashtu, sipas raportimeve.

Presidenti Joe Biden miratoi një deklaratë për emergjencë për Floridan, duke nënkuptuar që Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave do të ndihmojë agjencinë shtetërore.

Kryetari i Surfsidet, Charles Burkett, ka thënë se ekipet po bëjnë çmos për t’i gjetur të mbijetuarit. “S’kemi problem me burimet, por me fatin”, është shprehur ai.

Autoritetet lokale u kanë ofruar familjeve të prekura dhoma hoteli e ushqim.

Në mesin e të zhdukurve ka njerëz nga Izraeli e Amerika Latine.

Ndërtesa përmban 136 apartamente. Nga to 55 u shembën të enjten.

Ata që ishin në pjesën e objektit, që mbijetoi e kanë quajtur sikur shpërthim bombash shembjen.

Një hetim i plotë për ngjarjen pritet të nisë menjëherë pas misionit të shpëtimit.

Ndërtesa ishte ngritur më 1980. Po i bëhej rishikimi. Po kalonte në procesin e “ricertifikimit”, siç kërkohet në Florida, si standard i objekteve 40-vjeçare. Raporti ka thënë se janë dashur riparime. Inxhinierët kanë vënë në pah dëme në beton, por jo të mëdha sa që të shembej. Një studim i publikuar vitin e shkuar nga hulumtuesit në Universitetin Ndërkombëtar të Floridas gjeti që ndërtesa po “zhytej” çdo vit nga dy milimetra që nga 1990-ta, gjë që mund të ketë prekur gjithë strukturën. Ndërtesa ishte ngritur në tokë të butë, gjë që sipas ekspertëve është gjithmonë shqetësim, sepse kjo tokë mund të shtypet me kalimin e kohës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img