Të paktën pesë persona janë plagosur këtë të diel në Francë si pasojë e shembjes së një ndërtese 4-katëshe.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës kur ndërtesa u shemb, duke tërhequr zvarrë pjesë të ndërtesave fqinje, ka thënë kryebashkiaku Benoit Payan, i cili vizitoi zonën.
“Ka ende një fokus zjarri në rrënoja, gjë që na pengon të dërgojmë shpëtimtarë për të kërkuar për të bllokuarit. Duhet të jemi të përgatitur që të ketë viktima në këtë tragjedi të tmerrshme,” shtoi Payan.
Ndërkohë zjarrfikësit e ndodhur në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve.
Autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve në ndërtesat fqinje për arsye sigurie.
“Pesë janë plagosur rëndë dhe nëntë janë shpëtuar, përfshirë dy fëmijë”, tha kryebashkiaku i metropolit francez.