Shembet dheu në afërsi të Pallatit të Drejtësisë, policia arreston pronarin e një objekti

71
Advertisement

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:00, në afërsi të Pallatit të Drejtësisë është shembur dheu në rrugë dhe kjo paraqet rrezik për zhvillim të trafikut.

Advertisement

“Inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar derisa të evitohet rreziku.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që është pronar i objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm në lokacionin e lartcekur”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë.

PostAdssFotoja e reklamës