Rruga që lidh fshatrat Shtupel dhe Kërrnicë të Klinës është mbyllur përkohësisht për arsye të shembjes së dheut, që konsiderohet se është e nivelit të rrezikshmërisë së lartë.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Klinës, respektivisht Drejtoria e Inspektoratit – përmes një njoftimi në Facebook.
“Inspektorët e komunës në bashkëpunim me policinë̈ kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe pas vlerësimit të shkalles së rrezikshmërisë̈ kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës”, thuhet në njoftimin për media.
Për shkak të rrezikut të shembjes së serishme të dheut, komuna ka apeluar te qytetarët që të shfrytëzojnë̈ rrugët alternative.
Rruga thuhet do të rregullohet brenda një kohe shumë të shkurtër.