0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

‘Sheikët’ e drejtësisë

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tash e tutje do ta gëzojnë pagën e njëjtë sikurse të kryeministrit të Kosovës. Tash e tutje paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro, nga 1.515 euro sa ka qenë deri më tani.

Dymijë e shtatë euro me vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj është paga e gjyqtarit të Gjykatës Themelore, e cila edhe është paga më e vogël aktualisht në sistemin e drejtësisë në vend.

Në dokumentet e siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tash e tutje do ta gëzojnë pagën e njëjtë sikurse të kryeministrit të Kosovës.

Tash e tutje paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro, nga 1.515 euro sa ka qenë deri më tash.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, do të gëzojë pagë të njëjtë si të kryeministrit.

Me vendimin e ri për pagat e zyrtarëve shtetërorë Peci nga buxheti i shtetit do të paguhet 3.098 mijë euro, nga 1 mijë e 515 euro sa figuronte paga e tij.

Po ashtu kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, do të gëzojë pagë mujore bruto 3.098, nga 1 mijë e 515 euro sa merrte më parë.

Tash e tutje paga vjetore e Idrizit do të jetë hiç më pak se 37 mijë e 170 euro.

Pa përfitime nuk do të shpëtojë as kryetari i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme Sahit Sylejmani, që do të përfitojë 92,5 për qind të pagës së kryetarit të Supremes.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img