Site icon PrishtinaPress

Sheholli: Prej përgjimeve serbe në Kosovë janë krijuar dosje për Gjykatën Speciale

Analisti politik, Fatmir Sheholli, i cili kishte punuar në Sigurimin Shtetëror të Jugosllavisë, ka zbuluar se prej përgjimeve serbe në Kosovë janë krijuar dosje për Gjykatën Speciale, shkruan Insajderi.

Sheholli ka thënë se përgjimet në Kosovë janë bërë nga Beogradi, ku ka përmenduar se kjo është metod e vjetër, e cila është përdorur edhe ndaj Halil Matoshit dhe Milaim Zekës nga Sigurimi Shtetëror serb në kohën kur ky punonte aty.

“A e din sa dosjet janë në Gjykatë Speciale prej përgjimeve në Kosovë që iu ka bë Serbia. Beogradi i ka përgju ato, deri vonë edhe tanët janë bashkëpuntor tyre.

“Unë kam punuar dy vite në Sigurimin e Serbisë, kishte dosje edhe për Milaim Zekën dhe Halil Matoshin. I kanë përgjuar dytë, kurrë pa ndal” – deklaroi në Kanal10.

Exit mobile version