Tema e listës së sanksioneve të publikuar nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë vëmendjen e opinionit publik prap, pasi tani paralajmërohen edhe emra të tjerë që do të futen në këtë listë
Në një intervistë në ATV, Fatmir Sheholli, dha më shumë detaje se kush pritet të jetë pjesë e sanskioneve, ani pse nuk përmendi emra.
Ai tha se në këtë listë do të jenë figura të ndryshme politike, fetare e biznesmen të ndryshëm nga Kosova.
“Ne listë do të jenë hoxhollarë, qe kan hy ne agjenden ruse dhe ate kunder Amerikës, pasi e kan shty kete gjendje”, tha Sheholli
Më pas përmendi edhe personat që kanë filtruar me Shërbimet Intelegjente Amerikane nga Kosova.
Duke mos lënë anash edhe biznesmenët që sipas tij kanë bërë shpërlarje paras.
“Çështja e fundit ka të bëjë me ndikimin e ndërpremjes së zhvillimit të demokracisë , prej atyre të cilët strategjikisht, ushtaraskisht dhe politikisht se lejojnë Amerikën të funksionoj në Kosovë e rajon”, shtoi ai.
Në anën tjetër hulumtimi mbi personat kundër amerikës siq thot Sheholli ka filluar qysh në vitin 2013, me qeverisje të Obamës, Trump e deri tani në fund atë të Biden.