Sheholli: 90% e shqiptarëve që punuan me mua në Sigurimin Shtetëror sot janë në Policinë e Kosovës

345
Advertisement

Në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka pasur debate të ashpra për Gjykatën Speciale dhe vrasjet e luftës.

Advertisement

Gazetari Vehbi Kajtazi ka lexuar disa fjali që thotë se i referohet një shkrimi nga “LA Times” për gjoja një deklaratë të Fatmir Shehollit në kohë të luftës ku ky i fundit akuzon UÇK-në për vrasjen e babait të tij.

Kajtazi i ka thënë Shehollit se ka punuar në Televizionin e Prishtinës në atë kohë.

Të gjitha këto i ka mohuar Sheholli, duke sqaruar edhe aktivitetin e tij në ato vite, përcjell Telegrafi.

“Kam punuar prej vitit 1989 deri në maj të 93-ës në sektorin e Analitikes në Sigurimin Shtetëror, ku kemi qenë 85% shqiptarë. Prej atyre njerëzve që kam punuar me ta, sot 90% e tyre punojnë në Polici të Kosovës”.

“Kur ne kemi kërkuar të largohemi, Presidenti historik Rugova na ka shkruar në atë kohë duke na thënë: ‘Nëse ju largojnë nga dera, ju kthehuni nga dritarja dhe hyni brenda’”.

Sheholli thotë se ky grup kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në atë kohë.

Analisti më pas tregon se dy vëllezërit e tij kanë qenë të angazhuar në UÇK, prandaj edhe nuk duan të besojnë se UÇK-ja ka vrarë babain e tij.

“Ai që ka ngrehur gishtin mund të jetë shqiptar, por jo UÇK-ja”, tregon Sheholli.

PostAdssFotoja e reklamës