1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sheholli: 85% e serbëve e duan lëvizjen e lirë, Lista Serbe mund ta votoj

Lista Serbe ende nuk dihet qartë nëse do të pozicionohet ose jo përkrah votimit pro demarkacionit.

Ajo çka është e rëndësishme është se duhen edhe dy vota, që kjo marrëveshje të kaloj në Kuvend.

Derisa në këto momente, kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me disa liderë tjerë po mbanë takim me Listën Serbe, duke tentuar të bindin që të qëndrojnë në seancë.

Analisti politik, Fatmir Sheholli për Indeksonline thotë se 85 për qind e serbëve në komunat me shumicë serbë kanë shprehur dëshirë që duan lëvizjen e lirë, pra liberalizimin e vizave. Duke u bazuar në këtë, Sheholli thotë se përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, do duhej të reflektonin duke votuar për demarkacionin.

“Prej rreth 100 mijë serbëve që jetojnë në Kosovë, 85 për qind e tyre sipas Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike dhe një hulumtimi që e ka bërë në komunat me shumicë serbe, del si rezultat se 85% e serbëve e dëshirojnë lëvizjen e lirë dhe dëshirojnë liberalizimin e vizave. Në këtë aspekt, do të ishte mirë, që të reflektojnë edhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, të cilët përfaqësojnë qytetarët në Parlamentin e Kosovës” ka thënë Sheholli.

Ai ka besim se do të këtë reflektim të deputetëve të Listës Serbë, meqë ashtu është edhe vullneti i komuniteti serb.

Ndërsa, thotë se nëse nuk votohet demarkacioni, atëherë deputetët serb do të bien në kundërshtim me vullnetin e atyre që i kanë votuar.

“Unë, besojë që do të kemi një reflektim të tyre, duke u bazuar në kërkesën dhe vullnetin e popullatës serbe në Kosovë, të cilët e dëshirojnë këtë liberalizim të vizave. Dhe, në anën tjetër, duhet të shprehi edhe këtë çështje se, zotëri Vuçiq, dje në Berlin ka deklaruar se ai nuk është mbreti i Listës Serbe dhe se serbët dhe deputet serb në Kosovë duhet të veprojnë konform vullnetit të tyre, që jep shpresë se këta deputet përveç disa kërkesave të tyre që i kanë tash të bërë publike rreth asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe rreth disa kërkesave të mëhershme që kanë qenë me vite të tëra. Duhet ta kuptojnë se këto kërkesa nuk mund të rregullohen brenda ditës, por ka rregulla e procedura për këtë çështje, prandaj do të ishte mirë që se pari ata duke u bazuar në vullnetin dhe shprehjen e kërkesave të popullit të tyre, që të votojnë. Përndryshe, nëse nuk e bëjnë këtë, bien në kundërshtim me vullnetin e atyre të cilët i kanë votuar” ka theksuar Sheholli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img