Shefqet Riza, babai Triumf Rizës ka folur në lidhje me vrasjen e djali të tij, para 16 vjetësh.
I pyetur nëse i ka shprehur ngushëllime e fejuara e djalit të tij, Adelina Ismaili, ai është përgjigjur shkurt me “jo”.
“P: A të ka shprehur ngushëllime Adelina Ismali?
R: Jo.
P:Nuk e keni takuar asnjëherë?
R: Gjatë kohës sa ka qenë e pamja e kam takuar, më kurrë se kam takuar. As nuk kam biseduar më të.”, ishte biseda mes tyre në “Debat Plus”.
Për vrasjen e 27 vjeçarit, që kishte ndodhur më 30 gusht të vitit 2007 në parkingun e lagjes Santea të kryeqytetit, i dënuar me 35 vjet burg është Arben Berisha.
Ndërsa për nxitjen në vrasjen e Rizës, është i akuzuar edhe Enver Sekiraqa por që rasti i tij ende nuk ka marrë një vendim të formës së prerë nga Gjykata.
Ilir Abdullahut, Arben Berisha, Fitim Avdiu dhe Rrahim Abdullahu, akuzohen se si grup i organizuar nga Enver Sekiraqa, kishin organiuzar vrasjen e Triumf Rizës, për motive të ulta.
Kjo sipas Speciales, kishte ndodhur për shkak se Riza, e kishte rrahur Sekiraqën në lokalin “Swiss Casino”, raporton RTVD.