Shefqet Kabashi ka nisur dëshminë përmes video-lidhjes në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.
Dëshmia e tij sot do të zgjasë 1 orë e gjysmë.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë dy ditë. Ai po dëshmon në anglisht, meqë siç tha nuk do që të keqkuptohet nga përkthyesit shkaku i dialektit të Kosovës.
Shefqet Kabashi ishte dëshmitari kryesor në procesin gjyqësor kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili nga Gjykata e Hagës ishte dënuar me dy muaj heqje lirie për “refuzim të qëllimshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve”.
Kabashi kishte refuzuar të dëshmojë kundër Haradinajt në procesin e kaluar gjyqësor, kur ish-kryeministri i Kosovës u shpall i pafajshëm.