1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Shefja e Zyrës Greke: I kemi avancuar raportet me Kosovën, Bislimi: Tani është momenti i duhur të na njihni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali. Temë bisede mes tyre ishin marrëdhëniet Kosovë-Greqi, avancimin e të cilave i lavdëroi zyrtarja greke, derisa zëvendëskryeministri kosovar kërkoi thellim të tyre deri te njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ambasadorja Vakali u shpreh se Greqia mban marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe se ato janë zhvilluar në një nivel më të avancuar dhe theksoi se ndjehet e impresionuar me potencialin e madh që ka Kosova dhe mundësitë që ekzistojnë për bashkëpunim bilateral.

Ndërkaq, Bislimi theksoi rolin e rëndësishëm që Greqia ka në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu gatishmëri të plotë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Po ashtu, zëvendëskryeministri Bislimi potencoi se tani është momenti i duhur që Greqia t’iu bashkohet shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në fillim të takimit, Bislimi i uroi mirëseardhjen Vakalit dhe i ka cekur angazhimin dhe progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit europian, si dhe dinamikat përgjatë këtij viti, duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe objektivat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aplikimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img