-2.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Shefja e BE-së: S’do të ketë mur në Mitrovicë

“Të jeni të sigurt se nuk do të ketë mur për të ndarë pjesën e rinovuar të rrugës dhe urës mbi lumin Ibër”, tha dje në Mitrovicë, përfaqësuesja Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova duke folur rreth punimeve në rindërtimin e urës kryesore mbi lumin Ibër dhe ndërtimin e zonës së këmbësorëve në pjesën veriore të qytetit.

“Në këtë moment kjo është në procesin e ndërtimit dhe për këtë them se ekzistojnë disa spekulime se atje do të ndërtohet një mur i ri, por që nuk është e vërtetë. Kjo është struktura e vetme që mbron zonën e këmbësorëve dhe nuk do të jetë më e lartë se 40-60 centimetra me lule të bukura dhe gjelbërim me standardet që ju mund t`i shihni në Evropën Perëndimore, “tha ajo, raporton Radio KIm, përcjellë Klan Kosova.

E dërguara e BE-së në Kosovë ka theksuar poashtu se përfundimi dhe hapja e madhe mund të pritet në muajt e ardhshëm, por nuk specifikon datën e saktë kur kjo mund të ndodhë, duke vënë në dukje se vonesa ishte për shkak, të siç tha ajo “ngjarjeve të pakëndshme nga fundi i vitit të kaluar dhe në fillim të këtij vit”..

Këto komente ajo i bëri në debatin “Bashkëpunimi ndëretnik – arti dhe kultura”, të të organizuar nga Radio Televizioni Mir dhe ai I Mitrovicës, transmeton Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img