Site icon PrishtinaPress

Shefja e BE-së: Nuk ka marrëveshje për murin në Veri

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë sot se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje rreth çështjes së murit në Veri të Mitrovicës, dhe se diskutimet ende vazhdojnë.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Apostolova ka shkruar se do të ishte e lumtur nëse një marrëveshje për murin në Mitrovicë do të ekzistonte, transmeton Express.

“[Do] të isha e lumtur sikur të kishim një marrëveshje për murin në Mitrovicë, por nuk është kështu”, ka shkruar ajo.

Ajo shpreson se një zgjidhje do të gjendet për këtë çështje.

“Diskutimet vazhdojnë dhe shpresoj se do të gjendet një zgjidhje shumë shpejt,” ka shtuar ajo.

Exit mobile version