-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i Zyrës së BE’së: Asociacioni sipas vendimit të kushtetueses

Çështja e Asociacionit është në marrëveshjes e arritur të hënën në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, tha Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Thomas Szunyog, por se zbatimi i saj duhet të bëhet në përputhshmëri me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të dhjetorit të 2015’ës.

Por, në duhet ose jo të zbatohet Asociacioni, diplomati çek thotë se po, dhe se BE “është shumë e qartë rreth kësaj” dhe “sa më shpejtë”.

“Ekziston korniza ligjore simbas të cilës Asociacioni mund të themelohet. Kam biseduar me ekspertë ligjor, juristë, ekspertë shqiptarë e serbë. Ndjej se ka hapësirë për kompromise”, është shprehur ai për median serbe “Radio Kontakt Plus”.

Përveç kësaj, Szunyog u shpreh “i brengosur” edhe për “vakumin e sigurisë” në pjesën veriore të vendit. Kjo për shkak të dorëheqjeve në masë që pasuan në nëntorin e vitit të kaluar në krizën e targave “KM, PZ, etj”.

“Qartësisht e shohim se situata s’është e mirë në atë që nuk funksionojnë institucionet, veçanërisht ato të sigurisë, Policia e Kosovës dhe gjyqësori”, është shprehur diplomati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img