Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka parë nga afër procesin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës.
Szunyog ka vizituar fshatin Qabër të Zubin Potokut.
Ai ka thënë se janë rreth 17 ekipe me rreth 60 persona në terren që po vëzhgojnë procesin në qendrat e votimit.
“Shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere synojnë të fitojnë njohuri në procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave.” – ka thënë ai.