3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i ushtrisë serbe takon të parin e KFOR-it, situatën e sigurisë në Kosovë e quan “të paqëndrueshme”

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, është takuar me shefin e Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, me të cilin ka biseduar rreth situatës së sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim të nivelit të lartë u diskutua po ashtu edhe bashkëpunimin mes KFOR-it dhe ushtrisë serbe, për krijimin e një mjedisi të sigurt, thuhet në komunikatën e Forcave të Armatosura të Serbisë, transmeton Klankosova.tv

Sipas kësaj komunikate, në këtë takim të rregullt u fol gjithashtu edhe rreth aktiviteteve të ndërmarra nga dyja forcat ushtarake, për të monitoruar situatën në terren dhe për të parandaluar shfaqjen e krizave në Kosovë dhe për të dhënë një reagim efektiv në rast të cenimit së sigurisë.

“Duke pasur parasysh se situata e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e ndjeshme, bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet bashkëpunimi i mirë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Mojsilloviq theksoi se “ushtria serbe, në përputhje me Marrëveshjen Ushtarako-Teknike, e sheh KFOR-in si aktorin e vetëm legjitim të sigurisë në Kosovë, i cili si i tillë është i detyruar të veprojë në mënyrë profesionale dhe të paanshme dhe të mbrojë popullatën serbe në Kosovë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img