Site icon PrishtinaPress

SHEFI I USHTRISË KROATE NESËR NË KOSOVË, NË AGJENDË E KA EDHE PREKAZIN

Gjeneral Mirko Shundov, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Kroacisë do ta vizitojë nesër Kosovën.

Ai me këtë rast do të pritet me ceremoni ushtarake, pas së cilës do të ketë takime të ndara me kreun e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha.

Gjatë ditës, ai dotë vizitojë edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Agjenda e vizitës

08:30 – 08:40 – Pritja e shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë me ceremoni ushtarake (fotografia e përbashkët zyrtare)

08:40 – 09:00 – Takimi tete-a-tete i dy gjeneralëve: Rama dhe Shundov

09:00 – 09:20 – Takimi i ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, z. Rrustem Berisha me shefin e Mbrojtjes të Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov

09:25-10:15 – Brifing: Arritjet e FSK-së dhe rruga përpara, Salla e Madhe e Konferencave, pjesëmarrës të dy delegacionet

10:15 – 10:25 – Deklaratë për media e komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës dhe Shefit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë gjeneralit Mirko Shundov,

15:20-16:20 – Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial „Adem Jashari“ në Prekaz.

Exit mobile version