Shefi i stafit të presidnetes Vjosa Osmani, Blerim Vela, është përfshirë ne debatin që ka shpërthyer gjithandej dhe spekulimet se kinse gazetari kosovar në pension, Fahri Musliu “është babai i Aleksander Vucicit”, shkruan Gazeta Express.
Vela e ka ngacmuar sot presidentin serb, pasi Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.
Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së”.
Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.
“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.