4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i ri i NATO-s i pret në Bruksel ministrat e Mbrojtjes

Paraditen e sotme pritet të fillojë takimi i shumëpritur i Ministrave të Mbrojtjes së aleancës Veriatlantike, NATO, në selinë e saj në Bruksel të Belgjikës.

Dyert për përfaqësuesit e mbrojtjes të 32-shteteve anëtare do t’i hapë i zoti i ri i shtëpisë së NATO-së, Mark Rutte, duke filluar nga ora 09:00 deri në 09:15.

Pas hapjes së këtij takimi nga Rutte, nga ora 09:15 pritet që të vijnë ministrat e Mbrojtjes, përfshirë edhe atë të Shqipërisë, Pirro Vengu.

Të pranishëm me ministrat e Mbrotjes do të jenë edhe nga vendet partnere të NATO-s, përfshirë ministrat e Ukrainës, Australisë, Zelandës së Re dhe Koresë së Jugut.

Agjendës së Rutte këtë ditë pritet t’i bashkohet edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Sesioni i parë i takimit të Ministrave të Mbrojtjes do të fillojë nga ora 15:00, pritet  të mbarojë diku rreth orës 17:30.

Në fund të ditës së parë të takimit, i cili do të zgjasë edhe nesër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, do të mbajë në konferencë për dhënë detaje për temat e diskutuara.

Dje në një konferencë për media para takimit është folur në vija të trasha për agjendën e sotme, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se KFOR-i është në Kosovë dhe do të vazhdojë të qëndrojë aty.

Kështu tha shefi i NATO-s mbi zhvillimet e fundit në Kosovë por edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

“Forcat e KFOR-it janë aty dhe aty do të qëndrojnë. Le të mos tregohemi naivë, Rusia është siç e dimë ne dhe mund ta shohim, dhe ju mund ta shihni, se po kërkon të minojë demokracitë në rajon që ne e dimë me të vërtetë. Kemi kërcënime kibernetike dhe hibride, janë absolutisht aty, dhe ju përballeni me ta dhe dezinformimi është aty. E dimë se ata përpiqen të përdorin dobësitë e brendshme për të nxitur përçarje dhe kështu ta bëjmë më të vështirë, për shembull për Prishtinën dhe Beogradin për të arritur një lloj diskutimi dhe për të gjitha pjesët e rajonit për t’u siguruar se ata i parandalojnë lëvizje secesioniste të avancojnë”.

“Kjo është ajo që Rusia po bën gjithmonë, duke u përpjekur të krijojë vështirësi dhe ajo që ne duhet të bëjmë është të qëndrojmë të qetë dhe të përqendruar dhe KFOR-i po e bën këtë, NATO po e bën  këtë. E di që partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po e bëjnë këtë”, ka thënë Rutte në një konferencë për media.

Ai përmendi edhe takimin e Procesit të Berlinit këtë javë në Berlin, teksa tha se kjo është dëshmi se “po ata (rusët) po tentojnë të interferojnë në Ballkanin Perëndimor, por ne nuk do të lejojmë të shpërqendrohemi, do të qëndrojmë të përqendruar në këtë”.

Pos kësaj, Rutte ka thënë se pjesë e takimit do të jetë edhe diskutimi i situatës në Ballkanin Perëndimor, lufta në Ukrainë dhe problemet me sigurinë globale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img