-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i OSBE-së në Kosovë reagon për mbylljen e postës serbe: Urgjentisht palët të kthehen në dialog

Drejtuesi i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Davenport, e ka vlerësuar për “urgjencë” rikthimin e palëve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ngjarjet e fundit – mbyllja e zyrave postare në komunat veriore dhe propozimet e rinovuara për hapjen e urës në Mitrovicë/Mitrovica për trafik – kanë nënvizuar urgjencën e kthimit në dialog. Të dyja këto çështje duhet të zgjidhen në procesin e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Davenport në “X”.

“Por ky duhet të jetë dialog i fokusuar edhe një herë në përmirësimin e jetës së njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe rritjen e perspektivës për të rinjtë nga të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe rritur familjet e tyre këtu”, thotë më tej ai.

Për mbylljen e pikave të Postës së Serbisë në veri, kanë reaguar edhe misionet tjera në Kosovë si dhe Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img