Site icon PrishtinaPress

Shefi i OKB-së: Ngritja e nivelit të deteve kërcënon eksod të një përmase biblike

Një rritje në ritmin me të cilin po ngritet niveli i deteve kërcënon “një eksod masiv të popullsive të tëra në një shkallë biblike”, ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ndryshimet klimatike po shkakton ngritjen e niveleve të deteve më shpejt se 3,000 vjet më parë, duke sjellë valë telashesh për gati një miliard njerëz, nga Londra në Los Angeles dhe Bangkok në Buenos Aires, ka thënë Antonio Guterres.

Ai ka shtuar se disa kombe mund të zhduken, të mbytur nën valë, raportoi Guardian.

Guterres ka thënë se ulja e emetimeve të karbonit, adresimi i problemeve të tilla si varfëria që përkeqësojnë ndikimin e rritjes së deteve mbi komunitetet dhe zhvillimin e ligjeve të reja ndërkombëtare për të mbrojtur ata që mbeten të pastrehë – madje edhe pa shtetësi – ishin të gjitha të nevojshme. Ai tha se rritja e nivelit të detit ishte një shumëfishues i kërcënimit, i cili, duke dëmtuar jetët, ekonomitë dhe infrastrukturën, kishte “ndikime dramatike” për paqen dhe sigurinë globale.

Ngritja e nivelit të deteve është e pashmangshme me nivelet globale të ngrohjes, por pasojat me dështimin për ta parandaluar problemin janë të “paimagjinueshme” ka theksuar Guterres.

“Të drejtat e njerëzve nuk zhduken sepse shtëpitë e tyre zhduken. Po, kjo do të thotë ligj ndërkombëtar për refugjatët”.

Exit mobile version