Site icon PrishtinaPress

Shefi i OKB-së denoncon ‘shkatërrimin’ në Ukrainë në sy të ministrit rus

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së denoncoi të hënën “shkatërrimin” e shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të kryesuar nga ministri i jashtëm rus.

Antonio Guterres tha para Sergei Lavrov se pushtimi rus është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe po “shkakton vuajtje masive” për popullin ukrainas.

Ai shtoi se kjo “po i shton dislokimit ekonomik global të shkaktuar nga pandemia Covid-19”. Guterres tha se bota po përballet me “kriza të pashembullta dhe të ndërlidhura”.

“Tensionet midis fuqive të mëdha janë në një kulm historik. Po ashtu edhe rreziqet e konfliktit, nëpërmjet fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara,” shtoi shefi i OKB-së, raporton REL.

Rusia mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit në prill dhe organizoi takimin si një nga ngjarjet e shënjuara të mandatit të saj.

Deri më sot, mijëra civilë janë vrarë në Ukrainë, miliona janë larguar nga shtëpitë dhe dhjetëra qytete janë shkatërruar.

 

 

Exit mobile version