4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i OKB-së bën thirrje urgjente për armëpushim humanitar në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri një apel urgjent të enjten për një armëpushim humanitar midis Hamasit dhe Izraelit. Ai bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të tij më 7 tetor në Izrael.

Guterres, i cili ndodhet në Kajro, i bëri thirrje gjithashtu Izraelit që të lejojë “qasjen e menjëhershme të pakufizuar të ndihmës humanitare për t’iu përgjigjur nevojave më themelore të popullit të Gazës”.

“Për të ndihmuar në realizimin e këtyre dy thirrjeve, unë po bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar,” tha ai.

Deri më tani, Egjipti ka rënë dakord të lejojë një kolonë ndihme prej deri në 20 kamionë të kalojë në Gaza. Izraeli ka pranuar të lejojë kalimin e kësaj autokolone, por zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të lejojë që ndihma të kalojë nga territori i vendit derisa Hamasi të lirojë pengjet.

Guterres tha gjithashtu se ai është “në Egjipt për të dëshmuar përgatitjet e OKB-së për të qenë në gjendje të ofrojë mbështetje masive për popullin e Gazës”. Kjo vjen pasi zyrtarët egjiptianë të sigurisë thonë se kalimi Rafah midis Egjiptit dhe Gazës po përgatitet të hapet nga pala egjiptiane për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës të premten./abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img