-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Shefi i OBSH-së: Doza përforcuese për vendet e zhvilluara është një skandal

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka kritikuar vendet me vaksinime relativisht të larta për përdorimin e dozave përforcuese, ndërsa vendet e varfra po përpiqen të marrin fare vaksina.

“Një dozë e tretë ose vaksinimi i fëmijëve nuk ka kuptim, ndërkohë që profesionistët mjekësorë dhe njerëzit me rrezik të shtuar të sëmundjeve serioze në vendet e varfra janë ende duke pritur për dozën e parë”, tha Tedros në Gjenevë.

Në vendet e pasura ka shumë më tepër doza të treta sesa doza të para në ato të varfra.

“Përveç kësaj, vendet me shkallën më të lartë të vaksinimit vazhdojnë të ruajnë më shumë vaksina kundër COVID-19, ndërsa vendet e varfra vazhdojnë të presin. Çdo ditë, administrohen gjashtë herë më shumë doza përforcuese globalisht sesa dozat e para në vendet e varfra. Ky është një skandal. që tani duhet të ndalet”, theksoi ai.

Sipas OBSH-së, nevojiten edhe 550 milionë doza të tjera për të arritur qëllimin e vaksinimit të 40 për qind të popullsisë në çdo vend të botës deri në fund të vitit. Kjo sasi mund të prodhohet në dhjetë ditë, sipas agjencisë së OKB-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img